Tusk-Ramës: Nuk kam dyshim, negociatat në Qershor - Bota Sot
Tusk-Ramës: Nuk kam dyshim, negociatat në Qershor

Shqipëria

E martë, 21 gusht 2018

Tusk-Ramës: Nuk kam dyshim, negociatat në Qershor

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 13:09
Vizita e kryeministrit Edi Rama dhe Tusk

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Bruksel është pasuar nga një dalje për mediat së bashku me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk. Tusk, një prej mbështetësve më të mëdhenj të anëtarësimit të Shqipërisë, u shpreh se vendimi për të nisur bisedimet qershorin e ardhshëm ka ardhur si meritë e progresit të vendit në reforma, të cilat do të duhet të vijojnë për të çelur zyrtarisht negociatat.

“Nuk kam dyshim se nëse Shqipëria do të vijojë këtë moment të mirë në reforma, do të mund të arrijë rezultatet e duhura qershorin e ardhshëm, sepse vendi i Shqipërisë është në BE dhe do të bëhet një vend anëtar i BE”, u shpreh Tusk.

Presidenti i Këshillit Europian vlerësoi edhe bisedimet diplomatike me Greqinë, si një prova e përkushtimit të Shqipërisë drejt BE-së dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Nga ana e tij, kryeministri Rama vlerësoi zgjidhjen për nisjen e punës përgatitore për negociatat e anëtarësimit dhe deklaroi se gjatë kësaj kohe, vendi duhet të ketë arritur progres të rëndësishëm.

“Ka shumë rëndësi për ne që të futemi në këtë proces dhe gjatë këtyre 12 muajve të punojmë fort për të arritur rezultate të mira, me qëllim që kur të futemi formalisht në negociata, të kemi fituar kohë të ecim më shpejt”, tha kryeministri shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test