Punë në komunitet për Elvis Roshin, PD: Prova që Rama se ka seriozisht dekriminalizimin

Shqipëria

Punë në komunitet për Elvis Roshin, PD: Prova që Rama se ka seriozisht dekriminalizimin

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 19:04
Selia e PD-se

Pas vendimit për dënimin me 60 orë pune me interes publik për ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi ka reaguar Partia Demokratike.

Duke iu referuar rastit të ish-kryetarit të bashkisë që u cilësua fajtor për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, PD thekson se ky vendim është provë se kryeministri Rama.

Reagimi i plotë
Vendimi i sotëm i prokurorisë dhe gjykatës për të lënë jashtë burgut mikun e Edi Ramës, ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, i shkarkuar si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, është një provë e qartë se Edi Rama nuk e ka seriozisht procesin e dekriminalizimit dhe po tallet me atë proces jetik për vendin.

Sot shqiptarët panë se kur ke mik Edi Ramën dhe drejtësinë nën kontroll, i shpëton burgut dhe bën vetëm 60 orë punë për komunitetin.

Njësoj shpëtoi nga burgu edhe deputeti tjetër mik i Edi Ramës, Tom Doshi.

Partia Demokratike që në fillim ka bërë të qartë se emërimi antikushtetues i Prokurores Private Politike Arta Marku nga Edi Rama u bë për të shpëtuar nga burgu atë, ministrat e tij të korruptuar dhe kryebashkiakët e tij të lidhur me krimin e organizuar.

Arta Marku, njësoj si Edi Rama, konstatoi në pretencën e prokurorisë se Elvis Rroshi është një qytetar i nderuar dhe pa rrezikshmëri shoqërore.

Prandaj i kërkon gjykatës që ta falë dhe të mos e cojë në burg.

Elvis Rroshi është i dënuar në Itali për veprën e rëndë penale “përdhunim në grup”, si dhe ka disa procedime penale në Gjermani, Zvicër e Itali për trafik droge.

Vendimi i sotëm i prokurorisë është një tjetër provë se Arta Marku është në shërbim të Edi Ramës, për të shpëtuar nga burgu të gjithë anëtarët e bandës së tij kriminale, me të cilët erdhi në pushtet dhe po mban pushtetin.

Vendimi i sotëm i organeve të drejtësisë është një tjetër provë që Reforma në Drejtësi u përdor nga Edi Rama për të kapur politikisht sistemin gjyqësor, për hallin e tij personal dhe për hallet e bandës së tij kriminale.

Sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet, rrjeta e drejtësisë nuk do i kap “peshqit e mëdhenjë”, por ato do të dalin nga rrjeta dita ditës.

Partia Demokratike garanton opinionin publik se dita e shkëputjes së lidhjeve të Qeverisë me krimin e organizuar nuk do të jetë e largët.

Largimi i Edi Ramës do të jetë edhe dita ku drejtësia do të çlirohet nga duart e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe “peshqit e mëdhenj” do të bien në rrjetën e drejtësisë së pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat