Mbyllen 3 plazhe në Vlorë, shkak mungesa e vrojtuesve

Shqipëria

Mbyllen 3 plazhe në Vlorë, shkak mungesa e vrojtuesve

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 19:23
Plazhi

Plazhi pranë shëtitores në Vlorë i përket njërit prej 3 subjekteve të cilëve iu pezullua aktiviteti në bregdet për shkak të mungesës së vrojtuesve.

Një ekip i Task Forcës së ngritur nga bashkia vazhdon verifikimin në 153 plazhe e vijës bregdetare në Vlorë, duke dokumentuar deri tani vendosjen e vrojtuese në 70 prej tyre. Atyre që ende nuk e kanë zbatuar ligjin u bllokohen çadrat dhe shezlone.

Kullat vrojtuese në Vlorë janë vendosur në fund të sezonit të kaluar, por vrojtuesit në shumicën e plazheve hynë në strukturat prej druri vetëm pas masave që u morën pas mbytjes tragjike së tre pushuesve në plazhet e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat