Humbi jetën në pusetë, familjarët: Po tentohet të fshihet ngjarja

Shqipëria

Humbi jetën në pusetë, familjarët: Po tentohet të fshihet ngjarja

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 12:29
Ilustrim

Një apel për ndihme kanë bërë sot familjaret e Kleotos Çelikut, i cili humbi jetën një vit me parë teksa po punonte në një pusetë të ujërave të zeza.

Ai u asfiksua nga gazi toksik brenda pusetës duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Një vit pas kësaj ngjarje familjaret daja Fatos Hasaj dhe nëna e tij Sanije Çeliku shprehen se nuk kanë asnjë lloj ndihme dhe se dy djemtë po rriten me shumë vështirësi.

Kanë kërkuar disa herë mbështetje financiare, por institucionet kanë heshtur ndërsa ka akuza nga familjarët se po tentohet të fshihet ajo ngjarje dhe të mos zbardhet e vërteta.

Familjarët kërkojnë drejtësi për Kleotosin i cili humbi jetën në krye të detyrës si punonjës i ndërmarrjes së ujësjellësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat