Raporti italian për kokainën, Strazimiri: Qeveria e drogës duhet të dorëzohet

Shqipëria

Raporti italian për kokainën, Strazimiri: Qeveria e drogës duhet të dorëzohet

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 13:22
Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka dalë në një konferencë për media, ku shprehet se raporti italian për kokainën dëfton realitetin shqiptar dhe sesi bëhet trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Itali dhe më tutje. Strazimiri shtoi se kjo narko-qeveri duhet që të dorëzohet.

“Fatmirë dhe Sajmirë të narko – qeverisë dorëzohuni. Koha juaj ka mbaruar dhe duhet të dorëzoheni. Raporti i Italisë tregon vetëm të vërtetën e një vendi që e keni bërë drogë dhe se e trafikoni lëndën narkotike për në shtetin italian e nëpër Europë. Ju e keni kohën e numëruar. Krimi dhe qeveria e lidhur me krimin do të ikë njëherë e përgjithmonë”, ka deklaruar Strazimiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat