“Teatri” në Kushtetuese, juristët e PD bëjnë gati padinë

Shqipëria

“Teatri” në Kushtetuese, juristët e PD bëjnë gati padinë

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 13:35
Teatri Kombëtar

Kreu i shtetit ende nuk është shprehur per ligjin qe i hap rruge ndërtimit te Teatrit te ri Kombëtar, por Partia Demokratike nuk i ka varur shpresat vetëm tek Ilir Meta.

 Juristët e PD tashmë kanë nisur punen për të përgatitur ankimimin e ligjit për Teatrin e ri Kombëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Në këndvështrimin e opozitës, shkeljet e ligjit themeltar të shtetit janë të shumta:

-Së pari me miratimin e ligjit që i hap rruge ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, Parlamenti i ka marrë kompetencat Këshillit Bashkiak për tjetërsimin e një prone që i përket Bashkisë.

-Cenon trashëgiminë kulturore që mbrohet me Kushtetutë.

-Bie ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare, pasi sipas PD, ligji i posaçëm për kompaninë ‘’Fusha’’ shkel dhe Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, përkatësisht nenin 71 të saj. Duke qenë një kontraktim pa garë dhe pa konkurrim të hapur, ligji ka penguar aplikimin e kompanive europiane dhe shqiptare për t’u përzgjedhur për të marre këtë kontratë.

Ky është ligji i parë që opozita godet ne Gjykatën Kushtetuese pas bllokimit te saj, pasi ka vetëm 2 anëtarë që e kanë kaluar vetingun nga 9 që duhet të kishte. Në këto kushte Gjykata nuk mund të marrë asnjë vendim, por e ka detyrim të pranojë ankimimin, i cili mund të shqyrtohet vetëm kur të emërohen anëtarët e rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat