Ishte shpallur i zhdukur nga familja, gjendet i vrarë

Shqipëria

Ishte shpallur i zhdukur nga familja, gjendet i vrarë

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 16:17
Elion Hysa

Një i ri nga Laçi i identifikuar si Elion Hysa prej më shumë se një jave rezultoi i zhdukur.

Ishin familjarët ata që pasi kanë bërë denoncimin në polici, i janë drejtuar edhe më një mesazh ish- kryeministrit Sali Berisha.

Xhaxhai i tij shkroi se kanë humbur kontaktet me të në datë 5, ndërsa më 6 kanë bërë denoncimin në polici.

Por sipas tij policia e ka neglizhuar si rast, madje dyshimet e para të familjes janë se mund ta kenë vrarë

“Zhduket prej 5 ditesh ne zonen e Nikles i riu Keisi Elion Hysa, narkopolicia hesht per krimin!”, shkruan Berisha.

Mesazhi

“Zoti berisha jam nje qytetar nga laci me emrin asllan hysa kam nje problem te jashtzakonshem me dat 5 ora 9:30 kq humbur kontaktet cuni vllajt me emer keisi elion hysa ne zonen e nikles fushkruj dyshoj qe edhe mund te jet vrare policia e shtetit nuk po reagon fare qe nga data 6 korrik eshte eshte bere denoncimi ne komisarjatin e lacit edhe nuk reagojne as laci as kruja ju lutem me ndimoni se spo gjem zgjidhie. Faleminderit”.

Sot ai është gjetur i vrarë dhe i groposur pranë varrezave të Niklës në Laç.
Hysa është shpallur në kërkim prej vitit 2015 për një vrasje të ndodhur në Sarandë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat