Zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

Shqipëria

Zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 19:04
Saimir Tahiri

Prokuroria ka zgjatur me tre muaj të tjera hetimet ndaj ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Afatet e hetimit ndaj Tahirit përfundonin në 17 korrik por ato janë zgjatur deri në 17 tetor për shkak se janë dërguar leterporosi të reja drejt Italisë dhe duhen kohë që ato të mbërrijnë. 

Leterporositë drejt vendit fqinjë janë derguar në javët e fundit.
 
Ish ministri Tahiri akuzohet për lidhje me bandën e Habilajve të cilët po gjykohen në Katania të Italisë për trafik të lëndeve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat