Fatos Nano rishfaqet në Durrës: Jam simpatik, ja kam gjysëm orë që bëj selfie…

Shqipëria

Fatos Nano rishfaqet në Durrës: Jam simpatik, ja kam gjysëm orë që bëj selfie…

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 21:09
Fatos Nano

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, është rishfaqur, kësaj here në Durrës. Nano ka marrë pjesë në një përkujtimore për luftëtarët e UÇK-së, Ali Ahmeti.

Sa ka zbritur nga makina, Nano është pritur nga admiruesit e shumtë të cilët kanë kërkuar foto me socialistin e vjetër.

Në një prononcim për Ora News, Nano ka thënë se ndihet ende simpatik. I pyetur nëse do rikthehet në politikë, Nano tha se nuk ka për t’u rikthyer në politikën e kulisave.

Pjesë nga intervista:

Fatos Nano: Përgjigjet janë këtu në mes të njerëzve

Mendoni se jeni ende simpatik në radhët e njerëzve ?

Fatos Nano: Pse nuk e dini ju këtë?

Jo nuk e di, po ju pyes juve

Fatos Nano: Ja kam gjysmë orë që bëj selfie

Rikthim i mundshëm ?

Fatos Nano: Unë nuk jam larguar nga politika dhe kjo është një pjesë e veprimtarisë sime.

Po në politikën aktive?

Fatos Nano: Në atë që bëhet prapa kulisave jo, të tjerat si ju dukem me shëndet mirë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat