Turistët në Ardenicë, vendas dhe të huaj vizitojnë manastirin ortodoks

Shqipëria

Turistët në Ardenicë, vendas dhe të huaj vizitojnë manastirin ortodoks

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 21:20
Ardenicë

Vetëm 8 kilometra në jugperëndim të Lushnjes, manastiri i Ardenicës është një ndalesë për turistët vendas dhe të huaj që udhëtojnë nëpër Shqipëri. Vizitorë të manastirit janë edhe një grup turistësh italianë.

“Është një vend i bukur, shumë mikpritës, me njerëz shumë të dashur. Ka ende punë për të bërë në drejtim të turizmit, por ka vende shumë të bukura”, shprehet një turiste italiane.

“Nuk e prisnim një natyrë të tillë të bukur dhe të mrekullueshme, pyjet, lumenjtë dhe mrekullitë e jugut të Shqipërisë, duke shtuar edhe vendet arkeologjike, na bëjnë që të rikthehemi sërish në këtë vend”, shprehet një tjetër.

Jo vetëm bukuria natyrore, por dhe gatimet e zonës u kanë lënë përshtypje turistëve. Turistët italianë vlerësojnë bretkosat e skuqura dhe perimet që në Shqipëri thonë se kanë shije më të mirë se në vendin e tyre.

Sipas operatoreve turistike, në Ardenicë ka një rritje të numrit të turistëve për vitin 2018. Një vit më parë rreth 3500 persona e vizituan manastirin dhe bizneset e zonës, ndërsa këtë vit, sipas prenotimeve, parashikohen deri në 5 mije persona që do ta vizitojnë deri ne fund te tetorit.

Nga manastiri, turistët mund të drejtohen në 8 pika të tjera në Lushnje, që përfshijnë 2 ura antike dhe 4 kisha.

Turistët kërkojnë një ndalesë të shpejtë, ndërsa udhëtojnë drejt apo gjatë kthimit nga bregdeti, aq sa kërkesa e tyre më e shpeshtë sipas drejtorit te muzeut është, se a mund vizitohet Lushnja brenda 3 – 4 orëve?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat