'I papërmbajtshmi' i Skraparit ngacmon seksualisht një vajzë, i plagos edhe bashkëshortin me thikë

Shqipëria

'I papërmbajtshmi' i Skraparit ngacmon seksualisht një vajzë, i plagos edhe bashkëshortin me thikë

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Një burrë është prangosur nga Policia e Skraparit. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se 40-vjeçari i prangosur ka ngacmuar një femër seksualisht dhe më pas i ka plagosur edhe bashkëshortin me thikë.

Njoftim për shtyp

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Emror I., 40 vjeç, banues në Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi  ka ngacmuar seksualisht shtetasen O. Xh., 24 vjeçe, si dhe ka dëmtuar lehtë me mjete të forta, bashkëshortin e saj shtetasin K. Xh., 36 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Ngacmime seksuale’’ dhe ‘’Plagosje e lehtë me dashje’’, parashikuar nga nenet 108/a dhe 89 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat