Ankimimi, ish-gjyqtarja Mirela Fana dhe avokati nuk paraqiten në KPA

Shqipëria

Ankimimi, ish-gjyqtarja Mirela Fana dhe avokati nuk paraqiten në KPA

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 10:13
Mirela Fana

Në Komisionin e Pavarur të Apelimit ka nisur seanca për shqyrtimin e ankimimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit të KPK për Mirela Fanën.

Ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana dhe përfaqësuesi i saj ligjor nuk janë paraqitur në seancë.

Trupa gjykuese tërhiqet për të marrë vendim për vazhdimin e procedimit.

Zonja Fana ka dhënë dorëheqjen në janar të vitit 2017, si anëtare e Gjykatës së lartë.

Ankimimi i Komisionerit u regjistrua në Kolegjin e Apelimit ku u hodh shorti për trupën gjykuese të çështjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat