Nuk u paraqit në seancë, KPA shtyn për në shtator ankimimin ndaj ish-gjyqtares

Shqipëria

Nuk u paraqit në seancë, KPA shtyn për në shtator ankimimin ndaj ish-gjyqtares

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:51
Ilustrim

Komisioni i Pavarur të Apelimit shtyn për në 10 shtator seancën për shqyrtimin e ankimimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit të KPK për Mirela Fanën.

Shkak është bërë mosparaqitja në seancë e ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Mirela Fana dhe përfaqësuesit të saj ligjor.

Natasha Mulaj: Ne kemi bërë njoftimet për subjektin por thamë të bëjmë dhe një përçapje që të vendosim dhe një herë përsëritjen e njoftimeve. Nga diskutimet që bëmë në Dhomën e Këshillimit ne vendosëm që këtë seancë të përbërë nga kryesuese Natasha Mulaj, relator Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo,  me shumicë votash vendosëm që të shtyjmë seancën me datë 10 shtator 2018, ora 10:00.

Zonja Fana ka dhënë dorëheqjen në janar të vitit 2017, si anëtare e Gjykatës së lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat