Lajme të këqija për pushuesit, në Shqipëri pritet të bjerë shi!

Shqipëria

Lajme të këqija për pushuesit, në Shqipëri pritet të bjerë shi!

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 18:33
Ilustrim

Temperaturat në fillim të kësaj jave pritet që ‘ti “prishin pushimet” shumë turistëve që kanë vendosur të kalojnë kohë në plazhet e vendit.

Meteoalb njofton se fillimi i javës do të dominohet nga vranësirat dhe në disa zona pritet të ketë dhe reshje shiu.

Situata do të përmirësohet në pjesën e dytë të kësaj jave, ku moti pritet të jetë i kthejllët dhe temperaturat të pësojnë ritje deri në vlerën 36 gradë celcius.

“pjesa e parë e javës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta vranësirat gjatë së martës kur priten shira të përkohshëm kryesisht në zonat malore dhe pjesërisht në Qendër. Ndërsa pjesa e dytë e javës ri-sjell dominim të motit të kthjellët thuasje në të gjithë vendin.

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehta dhe graduale deri të enjten, më e ndjeshme rënia gjatë së mërkurës por sërisht fundjava do të sjellë rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të kapërcejë vlerën 36°C.”-njofton Meteoalb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat