Hahn edhe në Presidencë, Meta e falënderon për angazhimin

Shqipëria

Hahn edhe në Presidencë, Meta e falënderon për angazhimin

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 17:05
Hanh- Meta

Para takimit me ministrat e qeverisë Rama, komisionari Johanes Hahn u prit edhe nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit.

Presidenti Meta shprehu mirënjohje ndaj angazhimit të menjëhershëm të Komisionarit evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit,  Johannes Hahn, në nxitjen e hapave të mëtejshëm të negociatave.

Presidenti Meta vlerësoi mundësinë bashkëpunimit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushjes së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatave.

Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria janë element kyç për ecurinë e suksesshme të reformave, nënvizoi Presidenti i Republikës.

Presidenti Meta e cilësoi tejet të rëndësishëm përqendrimin e agjendës evropiane të tri muajve të fundit tek Ballkani Perëndimor, një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat