Sondazhi: Shqipëria, vendi më pro-amerikan në Aleancën e Atlantikut të Veriut

Shqipëria

Sondazhi: Shqipëria, vendi më pro-amerikan në Aleancën e Atlantikut të Veriut

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 11:54
Asnjë vend tjetër i aleancës nuk ka një normë të tillë.

Shqiptarët janë ndoshta populli më pro-amerikan në Europë dhe këtë e vërtetojnë edhe anketa e sondazhe të ndryshme.

Një raport në formë ankete i publikuar nga Gallup së fundmi në kuadër të samitit të NATO-s, tregon se, shqiptarët janë dakord në masën 72% me lidershipin amerikan në Aleancën e Atlantikut.

Asnjë vend tjetër i aleancës nuk ka një normë të tillë. Madje, ndjekësi më i afërt i Shqipërisë është Polonia me 56%.

Në krahasim me vitin e kaluar ndërkohë, niveli i aprovimit të shqiptarëve ndaj lidershipit amerikan në aleancën e Atlantikut Verior ka rënë me 4 pikë përqindje. Por, sërish i vendos ndër popujt që kanë pësuar rënien më të ulët të besimit ndër vendet e tjera anëtare të aleancës. Ndërkohë, vetëm tre vende të Aleancës, Mali i Zi, Sllovakia dhe Polonia raportojnë një rritje të besimit te lidershipi amerikan.

Besimi i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vijuar i palëkundur edhe përgjatë presidencës së Donald Trump. Mbështetja e këtij të fundit ndaj vendit tonë në aleancën e Atlantikut duket se vjen në kuadër të respektit reciprok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat