Berisha: Ditzi Bushati është tradhëtar i kombit, ka shitur detin shqiptar

Shqipëria

Berisha: Ditzi Bushati është tradhëtar i kombit, ka shitur detin shqiptar

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 21:43
Sali Berisha dhe Ditmir Bushati

Këtë të mërkurë opozita është përplasur në debat me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati në komisionin parlamentar të politikës së jashtmë, cka ka sjellë dhe mbylljen e punimeve nga ana e Mimi Kodhelit.

Sipas ish kryeministrit Sali Berisha, gjithçka është bërë me qëllim nga ana e “ndrikullës” Kodheli, pasi kjo e fundit ka dashur të mbrojë Ministrin, që Berisha e quan tradhëtar të interesave kombëtare.

Në postimin e tij në rrjetin social, Berisha shkruan se Bushati së bashku me Edi Ramën kanë shitur detin e Shqipërisë në atë që njihet gjerësisht si pakti me Greqinë, një marrëveshje ende e papërmbyllur mes dy vendeve.

Për më tepër lexoni statusin e Berishës:

Zografi urdheron i tmerruar ndrikull Mimi Trafikun te mbylle punimet e komisionit parlamentar!

Te dashur miq, Zografi i dyte, per te mbulluar aktin e tradhetise se tij te larte kombetare urdheroi sot ndrikull Mimi Trafikun te mbylle ne menyren me te paskrupullt seancen e pyetjeve ne komisionin parlamentar per Ditzi Tardhtar Bushatin per shitjen e Detit dhe pasurive perrallore te gazit dhe naftes te Shqiperise ne detin Jon.

Me aktin e sotem banditesk, Zografi i dyte dhe Ditzi Tadhtar Bushati vetem se faktuan se ata kane frike vdeksore nga transparenca, e cila nxjerr ne driten e diellit dhuraten qe i bene Greqise prej 1200 km katror det dhe triliona fuçi nafte dhe meter kub gaz pasuri kombetare e Shqiperise.

Po rikujtoj ketu se ministri i mbrojtjes i Greqise ka deklaruar ne media se me marrevshjen e detit me Shqiperine zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaroi pas marreveshjes me Zografin e dyte te Londres ku vendosen coptimin e dyte te trojeve shqiptare se zgjidhja (marreveshja) i jep avantazh te rendesishem Greqise ne Zonen Ekskluzive Ekonomike (pra zonen e naftes dhe gazit).

Me kete raste u bej thirrje shqiptareve te ngrihen fuqishem per ti rezervuar Zografit te dyte dhe Ditzi Tradhtar Bushtatit fundin e merituar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat