Parashikimi i motit: Rritje graduale e temperaturave

Shqipëria

Parashikimi i motit: Rritje graduale e temperaturave

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë me presion të ulët atmosferik me qendër të pozicionuar në detin Egje, i cili do të kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht të qëndrueshëm.

Ditën e enjte, 19 korrik, moti do të jetë me alternime kthjellimesh përgjate Ultësirës perëndimore dhe vranësira të pakta deri në mesatare në zonat malore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1.0 deri në 1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje graduale.

Temperaturat min dhe max
Zonat malore         16/28°C
Zonat e ulëta           19/32°C
Zonat bregdetare    21/32°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat