“Po përgatitet lirimi i trafikantit, vëlla i narkodrejtorit të Policisë Kufitare"

Shqipëria

“Po përgatitet lirimi i trafikantit, vëlla i narkodrejtorit të Policisë Kufitare"

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 12:06
Ilustrim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur skemën që është përgatitur nga qeveria shqiptare për lirimin nga burgu të Artur Karajt, një trafikanti ndërkombëtar qeniesh njerëzore, që është vëlla i Nëndrejtorit të Policisë së Kufirit, Xhevahir Karajt.

Në profilin e Berishës në Facebook, ka mbërritur një mesazh denoncues, që thotë se më 25-26 korrik kur pritet të mbahet gjyqi ndaj 39 personave të arrestuar për trafik të qenieve njerëzore në SHBA, Kanada dhe Angli, do të lirohet vëllai i zyrtarit të policisë.

“Respekte zoti Berisha. Ky lajm është 99% i vertete. Me dt 25 ose 26 do zhvillohet gjyqi ndaj 39 personave te arrestuar per trafik te qenieve njerëzore USA, Kanada, Angli nje finalizim i Operacionit nga policitë e Europol e Interpol ne vendin tone e me keto datë te siperpermendura pritet te lirohen me kusht ose detyrim paraqitje 4 persona. Mes ketyre eshte Artur Karaj vellaj i nendrejtorit te kufirit per Shqiperinë z.Xhevahir Karaj qe deri ne vitin 2013 ishte i pa pune i shkarkuar e i larguar nga policia e shtetit pas cuarjes per ndjekje penale mbas vizites se ish kryministrit te asaj kohe ne Vlore z.Fatos Nano. Xhevahir Karaj ne cdo kontroll qe ben per analize pune ne pikat kufitare merr zarfin e radhes me mijera euro brenda e me keta qindra mijera euro ka shkolluar dy djemt e tij ne Angli e Gjermani. Ne ditet kur gjykatat mbyllet pritet lirimi i Artur Karajt si i pafajshëm”, shkruan denoncuesi.

Në mars të këtij viti, vetë kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, njoftoi rezultatet e një operacioni ndërkombëtar antitrafik, të udhëhequr nga SHBA-ja, me detaje. Mes të arrestuarve është edhe Artur Karaj, 43 vjeç, banues në Krujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat