Kodi rrugor dhe ligji për magjistraturën shtyhen për të hënën, Balla fton LSI-në

Shqipëria

Kodi rrugor dhe ligji për magjistraturën shtyhen për të hënën, Balla fton LSI-në

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 12:27
Foto nga Kuvendi i Shqipërisë

Deputetët e opozitës kanë lënë sallën e Kuvendit në mesditë, duke mos marrë pjesë në votimin për ndryshimet në kodin rrugor dhe ligjin e shkollës së magjistraturës.

Opozita la sallën pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, kërkoi pësëritjen e votimit të ligjit për Teatrin Kombëtar.

Kur deputetët e opozitës ishin duke u larguar nga salla, ka reaguar Taulant Balla, i cili ka thënë se barra e gjithë asaj që ndodhi në votim i bie opozitës, pasi ata donin t’i bënin një rreng deputetit Bitri.

Në këto kushte, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, propozoi që dy projektligjet të shtyhen për seancën e 23 korrikut.

Balla shkoi më tej duke i bërë një ftesë të hapur LSI-së për të votuar së bashku këto dy ligje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat