Bushati: Shqipëria rol në ritje për politikën e jashtme në Rajon

Shqipëria

Bushati: Shqipëria rol në ritje për politikën e jashtme në Rajon

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 14:31
Ditmir Bushati

Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të përfshirë në nisma e projekte konkrete bashkëpunimi rajonal të gjithë grupet e interesit, sidomos të rinjtë, tani që nisi dhe procesi përgatitor për bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, për ratifikimin e marrëveshjes si vendi pritës, ndërmjet  Shqipërisë dhe Fondit të Ballkanit Perëndimor,  Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh se  “..një prani më e shtuar e selive rajonale në Tiranë jo vetëm flet qartë për një qëndrim më të balancuar të nismave në rajonin tonë po dhe dëshmi e pjekurisë së Shqipërisë”. 

Ministri garantoi se qeveria do të mbështesë këto nisma fuqimisht jo vetëm në kuptimin politik, financiar e logjistik, po dhe dëshmi e pjekurisë së Shqipërisë dhe rolit gjithnjë e më në rritje që Shqipëria ka përsa i përket politikës së jashtme në rajon.

Kreu i diplomacisë shqiptare bëri me dije se shumë shpejt në kuvend vjen për ratifikim dhe marrëveshja për selinë e Fondit të Bashkëpunimit Rinor Rajonal, një tjetër nismë rajonale me qëndër në Tiranë. Kjo strukturë me fokus kryesisht tek çështjet e bashkëpunimit rinor, një iniciativë e kryeministrave Rama e Vuçiç, mbështetur nga praktika më e mirë e ndërtimit të marrëdhënieve në këtë gjeneratë, te praktika franko-gjermane.  

Bushati falënderoi dhe vendet e Vishegradit, pasi nisi atje nisi në mënyrë simbolik me fond simbolik, dhe me kalimin e viteve për shkak të vullnetit politik të demonstruar nga qeveritë u fuqizua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat