Përfundon takimi me Vlahutin, ja garancia e parë që artistët marrin për teatrin

Shqipëria

Përfundon takimi me Vlahutin, ja garancia e parë që artistët marrin për teatrin

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 12:03
Protesta nga artistët

Ka përfunduar takimi mes ambasadores Romana Vlahutin dhe artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në takimin me Vlahutinin moren pjesë Alert Çeloaliaj, Neritan Liçaj, Robert Budina, Sesilia Plasari…etj

Në përfundim të takimit, Çeloaliaj u shpreh se ata kanë marrë nga Vlahutin konfirmimin se BE-ja është duke marrë në shqyrtim ligjin e kaluar në vend.

“Falenderoj ambasadoren Vlahutin që na priti. Ia bëmë të qartë se jemi kundër shembjes së Teatrit dhe projektit të PPP-ve. Ky nuk do të jetë takimi i fundit që ne do të kemi me përfaqësues të BE-së”, u shpreh Çeloaliaj.

Çeloaliaj i bëri thirrje edhe presidentit Ilir Meta, që të mos e dekretojë ligjin

“Jemi kundër shembjes, kundër tjetërsimit të pronës publike…

I drejtohemi Presidentit që të bëhet garant i të drejtave kushtetuese i qytetarëve të Shqipërisë…të mos e dekretoje ligjin”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat