Deti dhe pishinat, do të jenë e vetmja mundësi për t’i shpëtuar temperaturave përvëluese të kësaj fundjave.
Vala e te nxehtit afrikan që ka përfshire Shqipërinë, ka bërë që termometri këtë të shtunë të arrijë vlerën e 36 gradëve.
Shkodra, Tirana, Elbasani, Fieri, Berati dhe Gjirokastra janë qytetet që kanë përjetuar temperaturat më të larta.
Por parashikimet flasin që temperaturat të tejkalojnë vlerën e 38 gradëve përgjatë të dielës, duke e bërë dhe ditën më të nxehtë të kësaj vere deri tani.
Krejt ndryshe do të nisë java.
Temperaturat pritet të pësojnë rënie të menjëhershme me 8 gradë, si dhe i gjithë vendi të përfshihet nga rreshjet e shiut.
Kjo situate do të zgjasë vetëm pak ditë, për të rikthyer të nxehtin përvëlues në 26 Korrik. sipas “Klan”.