PD zbulon pse 'Edvingu' po mbron prokurorin e diktaturës: Rama, gati ta emërojë në Kushtetuese

Shqipëria

PD zbulon pse 'Edvingu' po mbron prokurorin e diktaturës: Rama, gati ta emërojë në Kushtetuese

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 14:21
Ardian Dvorani

Partia Demokratike ka sulmuar procesin e Vetingut, që po zhvillohet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend si të shndërruar në “Edving” pas rastit më të  freskët të zbatimit të standarteve të dyfishta në vlerësim, atij ndaj gjyqtarit Ardian Dvorani.

Nga selia e PD, deputeti Gent Strazimi i bëri një "portret" figurës së gjyqtarit Ardian Dvorani, që u parait para KPK-së dhe u morr edhe në mbrojtje:

"KPK-ja provoi sërish sot, - tha Strazimir, -  se po zbaton standartet e dyfishta për gjytarët dhe prokurorët që i shërbejnë Edi Ramës. Ardian Dvorani, gjykatësi i lartë që njihet publikisht si çanta e shpinës së Fatmir Xhafajt ëhstë simboli i shërbëtorit të dyfishtë të Edi Ramës në sistemin e drejtësisë.

Ai u mor sot në mbrojtje nga KPK-ja pavarësisht se anëtari  i Gjykatës së Lartë sipas ILDKP-së nuk justifikonte 99 milionë lekë! Në një rast të paprecedentë, KPK përmbysi rezultatin e ILDKPI me justifikimin se ka harruar të dorëzojë një fletë në deklarimin e pasurisë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat