Dëshmia e të riut në polici: Më duheshin paratë, mora 5 mijë euro për tritolin

Shqipëria

Dëshmia e të riut në polici: Më duheshin paratë, mora 5 mijë euro për tritolin

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 10:36
Vilson Brahaj

Menjëherë pas arrestimit, i riu Vilson Brahaj ka pranuar që është ai autori i vendosjes së tritolit në banesën e Gazmir Dacit.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, ai ka pranuar autorësinë, pasi sipas tij i ishte ofruar një shumë parash.

Sipas News 24, ai mësohet të ketë thënë se është i papunë dhe i nevojiteshin lekët.

“Mora 5 mijë euro për të vënë tritol. Pranoj autorësinë e vendosjes së lëndës eksplozive. Jam i papunë nuk kam asnjë të ardhur. Kisha nevojë për para, prandaj e bëra”, kanë qenë këto fjalët e të riut që u arrestua nga policia.

Ndërsa më tej ai ka treguar se ku e ka blerë lëndën plasëse që më pas e vendosi në banesën e Dacit: “Tritolin e kam blerë në Fushë-Krujë”.

“Nuk kam asgjë më Xhelal Dacin, e bërë vetëm se më duheshin paratë. Të atin e Gazmir Dacit e njoh se jetoj në Kamzë”, mësohet të ketë thënë ai më tej.

Brahaj është personazh i njohur për policinë pasi ka precedentë penalë për vjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat