“Kurrë se kam kuptuar nga të buronte gjithë ajo mirësi”, fjalët e Kryemadhit për Luan Hajdaragën

Shqipëria

“Kurrë se kam kuptuar nga të buronte gjithë ajo mirësi”, fjalët e Kryemadhit për Luan Hajdaragën

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 10:54
Luan Hajdaraga

Sot po zhvillohen homazhe për ndarjen nga jeta të ish- ministrit socialist, Luan Hajdaraga.

Ai u nda nga jeta dje në moshën 70 vjeçare, ndërsa pas 2 ditësh festonte ditëlindjen.

Hajdaraga prej muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Disa fjalë të ndjera për Luan Hajdaragën shkruan edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Reagimi

Nuk ka lamtumirë për ty miku im Luan!

Një njeri dhe qytetar i mirë si ty mbetet gjithmonë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.

Ne ishim miq dhe bashkëpunëtorë të mirë. Edhe pse rrugët tona politike u ndanë, ti asnjëherë nuk ndalove duke më motivuar.

Sa herë takoheshim i dëgjoja me ëndje këshillat e tua, mbrujtur në mirësi. Kurrë se kam kuptuar nga të buronte gjithë ajo mirësi, por sot që nuk je fizikisht pranë nesh e kam të qartë që është nga gjërat që do të na mungojë më shumë.

Nuk do të të harroj Luan Hajdaraga, edhe sepse duam apo s’duam ti ndikove në ndryshimin e Partisë Socialiste në atë kohë kur ajo kishte frikë të ndryshonte. Ti përkrahe të rinj e të reja në ato vite që sot kanë bërë emrin e tyre. I përkrahe duke iu treguar që të jesh vetvetja është më e suksesshme se të jesh servil.

Të duam LAKE e do na mungosh prof. Luan Hajdaraga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat