Oferta për opozitën, reagon Basha: Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë!

Shqipëria

Oferta për opozitën, reagon Basha: Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë!

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 23:13
Lulzim Basha

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se është gati që të përsëritet marrëveshja e 17 majit me Lulzim Bashën dhe se në fillim të shtatorit do të ketë një ofertë për opozitën, ka reaguar kryetari i PD.

Basha shprehet se nuk do të pranojë kurrë që të bëjë koalicion me Edi Ramën. Lideri i opozitës shprehet se detyra e tij është që të largojë Ramën dhe të nxjerrë para drejtësisë politikanët e lidhur me krimin.

Lulzim Basha

Kurrë! Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë! Detyra ime, e PD  është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat