“E merrnin zvarrë, por nuk u dorëzua…”. Maks Velo tregon si trajtohej Fatos Lubonja në burgun e Spaçit

Shqipëria

“E merrnin zvarrë, por nuk u dorëzua…”. Maks Velo tregon si trajtohej Fatos Lubonja në burgun e Spaçit

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 11:00
Maks Velo dhe Fatos Lubonja

Në sheshin ku protestohet kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ishin sot të ftuar analisti Fatos Lubonja dhe arkitekti Maks Velo.

Duke qenë se godina e Teatri Kombëtar në vitin 1945, është përdorur për gjyqin e parë komunist, me anë të një video nga kujto.al, u treguar e gjithë historia e gjyqit.

Pas shfaqjes së kësaj video ishte analisti Fatos Lubonja, ai që mbajti një fjalë.
“Unë erdha se kam bërë pjesë në gjyqe dhe burgje të tilla farse”, u shpreh Lubonja, ku lexoi dhe një pjesë nga libri i tij për gjyqet e komunizmit.

Ndërsa më tej Lubonja tha: Gjyqi im dhe i shokëve të mi, që në fillim ishin komunist dhe pastaj ishin kundërshtar të regjimit. Për ne u organizua një gjyq farsë, dhe u dënuan me vdekje, ndërsa unë u dënova vetëm më burg. Për shokët e mi dënimi ishte shumë i rëndë, ata u pushkatuan, nuk u janë gjetur as eshtrat ende.

Pas Lubonjës, fjalën e mori arkitekti i Maks Velo, i cili tha se ka jetuar situatën kur janë pushkatuar miqtë e analistit.

“Unë Fatosin nuk e njihja më parë, por u njoha në burg. Nuk arrita ta kuptoj se si ky njeri pati një fuqi të jashtëzakonshme. Çfarë bëri, tha unë nuk dal në punë, jam dënuar heqje lirie, jo punë të detyruar. E merrnin zvarrë, e çonin në galeri dhe ai nuk punonte. Pastaj e merrnin zvarrë dhe e çonin sërish në birruc dhe nuk u thye deri në fund”, ishte kjo fjala e Maks Velos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat