Nga Tirana në Vlorë, për të vjedhur portofolë

Shqipëria

Nga Tirana në Vlorë, për të vjedhur portofolë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 13:02
Ilustrim

Policia e Vlorës ka vënë në parnga një 43-vjeçar nga Tirana pas një seri vjedhjesh portofolësh të qytetarëve në qytetin bregdetar.

Në sajë të operacionit të koduar “Porotofoli” është arrestuar Roland B., ku rezulton autor i të paktën 9 vjedhjeve të ndodhura në kohë të ndryshme. Ai është shtetas me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale ”Vjedhja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat