Universiteti Bujqësor hap një degë të re studimi

Shqipëria

Universiteti Bujqësor hap një degë të re studimi

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 21:06
Universiteti Bujqësor i Tiranës

Universiteti Bujqësorë i Tiranës ka çelur programin e ri të studimit në Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit. 100 studentë do të kenë të drejtë të zgjedhin degën e re pranë Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Ky program i ri studimi ka për qëllim të përgatisë nutricionistët dhe dietëlogët e ardhshëm.

“Pranë Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit është hapur një program i ri studimi, i nivelit Bachelor dhe do të edukojë specialistë të ushqimit dhe të ushqyerit.Ne ofrojmë jo vetëm edukimin mbi ushqimin, por edhe mbi pasojat që ka ky ushqim tek konsumatori”, deklaroi Kapllan Sulaj, pedagog pranë UBT-së.

Ekspertët e rinj të ushqimit do të kenë të drejtë të punojnë në disa institucione që në fokus kanë cilësinë e ushqimit dhe shëndetin e konsumatorit.

“Specialistë të tillë do të punojnë pranë institucioneve siç janë: AKU, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Pse jo edhe iniciativa private, si nutricionistë dhe dietologë”, deklaroi pedagogu Sulo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat