Durrësi, Kruja, Berati dhe Tirana, destinacionet e 659 turistëve të kroçerës “Sirena”

Shqipëria

Durrësi, Kruja, Berati dhe Tirana, destinacionet e 659 turistëve të kroçerës “Sirena”

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 15:53
Porti i Durrësit

Durrësi, Kruja, Berati dhe Tirana, janë destinacionet e turistëve që zbritën paraditen e së dielës nga kroçera “Sirena” në portin e Durrësit.

Turistët u nisën me autobuzë drejt qyteteve tona historike dhe muzeale.

659 turistë nga 24 vende të ndryshme ishin nisur mbrëmjen e kaluar nga Argostoli (Greqi) drejt Durrësit, ndërsa sot pasdite kroçera “Sirena” do të vijojë lundrimin drejt Kotorrit (Mali i Zi).

502 nga turistët janë nga SHBA, ndërsa nuk mungojnë udhëtarë nga Zelanda e Re, Britania e Madhe, Tailanda, Australia, Belgjika, Kanadaja, etj., të interesuar për vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat