Berisha publikoi fotot e malit me kanabis, reagon Policia: Janë të vjetra

Shqipëria

Berisha publikoi fotot e malit me kanabis, reagon Policia: Janë të vjetra

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 14:40
Fotot e malit me kanabis

Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili publikoi disa foto të arave me kanabis, që sipas tij ndodhen në malësinë e Krujës, vjen reagimi zyrtar nga Policia e Shtetit.

Sipas policisë, fotot jan1% të vjetra dhe parcelat në fjalë janë asgjësuar me kohë.

Reagimi i policisë

Përgënjeshtrim
Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale nga deputeti Berisha, ku pretendohet se në zonën e malësinë e Krujës janë konstatuar 2.000 rrënjë kanabis, sqarojmë se fotot i përkasin një periudhe të mëhershme pavarësisht se janë përdorur si aktuale:
Në datë 9 korrik 2018, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike janë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në fshatrat Mafsheq, Barkanesh, Njësia Administrative Cudhi dhe fshatin Kurcaj, Njësia Administrative Nikel ku në total janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 643 bimë Cannabis Sativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat