Zaganjori kaloi vettingun, por ONM ka rezerva, kërkon apelimin e vendimit

Shqipëria

Zaganjori kaloi vettingun, por ONM ka rezerva, kërkon apelimin e vendimit

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 18:00
Xhezair Zaganjori

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar apelimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që rikonfirmoi në detyrë kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.

Edhe pse kishte disa probleme me pasurinë, me provat e paraqitura nga gjyqtari, KPK u bind dhe Zaganjori kaloi procesin e rivlerësimit në të tre shtyllat e vettingut.

Por, duket se ONM ka rezerva me vendimin në fjalë.

Për këtë arsye vëzhguesit ndërkombëtarë kërkojnë që çështja të apelohet në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Mësohet se rekomandimi i ONM i është dorëzuar Komisionerëve Publikë të cilët kanë tagrin ligjor për të hedhur një hap të tillë.

Kujtojmë se më herët edhe kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja kaloi vettingun, por ishte ONM ajo që rekomandoi apelimin e vendimit, rekomandim i cili u përmbush nga Komisionerët Publikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat