Apeli i efektives së policisë: Pushimet veniten kur nuk respekton rregullat

Shqipëria

Apeli i efektives së policisë: Pushimet veniten kur nuk respekton rregullat

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 10:32
Punonjësja e Policisë

Polica e Elbasanit është në gatishmëri të plotë për të ardhur në ndihmë të qytetarëve në raste të problematikave të caktuar.

Punonjësja e Policisë së këtij qarku, Daniela, rrëfen se falë punës së bërë nga policia rezulton se këtë 6 mujor krahasuar me një vit më parë, janë parandaluar 25 raste më shumë ngjarje e konflikte me pasoja.

Ajo i bënë ftesë të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo problematik në numrin 112 pa pagesë.

“Jam Daniela, 26 vjeçe, punonjëse në Komisariatin e Policisë Elbasan. Prej 3 vitesh punoj në Sektorin e Rendit dhe Sigurisë Publike. Në qarkun tonë, këtë 6 mujor krahasuar me një vit më parë janë parandaluar 25 raste më shumë ngjarje e konflikte me pasoja”, shprehet efektivja e policisë.
“Në shërbimin tuaj 24/24, për një komunitet të sigurt e të qetë. Pushimet veniten kur nuk respekton rregullat! Për çdo emergjencë telefononi Policinë e Shtetit në numrin 112”,apelon Daniela. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat