Shqiptari kthehet në një “gjilpërë në kashtë”... e gjejnë pas vitesh kërkime!

Shqipëria

Shqiptari kthehet në një “gjilpërë në kashtë”... e gjejnë pas vitesh kërkime!

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 22:19
Mirijan Musteqja

Për dy vjet e kërkuan kudo shqiptarin që kishte marrë pjesë në grabitjen e rreth 10 mijë eurove në një sallë bingoje në Itali, por rezultatet nuk erdhën.

Derisa më 31 korrik të këtij viti, policia lokale e një qyteti qindra kilometra larg vendit ku ndodhi krimi, arriti ta identifikonte Mirijan Musteqjen.

Pavarësisht se shqiptari ishte fshehur si një “gjilpërë në kashtë”, pas tre vitesh kërkime ai është gjetur. I riu ishte fshehur në Gura V?ii, një qytezë e vogël në Rumani me një popullatë prej 6 mijë banorësh. Policia nuk kishte arritur të kapte në atë zonë, pasi shqiptari kishte mundur të arratisej, por edhe për pak kohë. Policia hungareze e ka kapur në një qytezë rumune që ndodhet në kufi me Hungarinë, në zonën e Nadlac.

Në median lokale lajmi është raportuar këtë të mërkurë, ku shtohet se pasi shqiptari është sjellë në Itali, e ka pritur menjëherë burgu në Romë (Rebibbia)

Grabitja ndodhi në vitin 2015, ku Mirijan Musteqja së bashku me një tjetër grabitës u futën në një sallë bingoje dhe terrorizuan me armë kashierin dhe punonjësen e sanitares që ndodhej në ato momente në sallë. Pas morën paratë nën kërcënimin e armëve, ata u larguan duke hipur në një opel astra.

Policia arriti t’i kapë shpejt të tjerët, por shqiptari ishte i vetmi që i mungonte “koleksionit”. Madje në median italiane shkruajnë se e fejuara e shqiptarit shpesh herë ishte mundur që të “depistonte” policinë duke i dhënë informacione të rrejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat