Masakra e Vlorës/ Reagon ish-kryeministri! Ja çfarë shkruan

Shqipëria

Masakra e Vlorës/ Reagon ish-kryeministri! Ja çfarë shkruan

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 00:17
Autori i masakrës së Vlorës me 8 viktima, Ritvan Zykaj

Pas ngjarjes së sotme në Resulaj të Vlorës, ku një 24 vjeçar vrau 8 persona dhe plagosi 6 të tjerë, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ish-kreu i qeverisë me anë të një postimi në Facebook, ka dënuar ashpër aktin, ndërsa u ka shprehur ngushëllimet të afërmve të viktimave.

Ja postimi i ish-kryeministrit:

Të dashur miq, një krim horror në përmasat e një masakre, në të cilën u vranë 8 qytetarë, fëmijë, burra, gra dhe u plagosën disa të tjerë, ndodhi këtë mbasdite në Selenicë të Vlorës.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt makabër dhe uruar shërim të plagosurve, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjareve, të afërmve, miqve dhe komunitetit të Selenicës për këtë humbje të rëndë dhe shokuese.

Unë lutem sonte së bashku me ta që shpirtrat e njerëzve të tyre të dashur të gjejnë paqen e merituar! Amin!!! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat