Dyndje turistësh nga Kosova, 13 760 shtetas vetëm 24 orët e fundit

Shqipëria

Dyndje turistësh nga Kosova, 13 760 shtetas vetëm 24 orët e fundit

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 10:26
Pamje nga vendi i ngjarjes - Kufiri

Dyndje turistësh nga Kosova janë regjistruar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Në pikën kufitare të “Morinës” në Kukës, gjatë 24 orëve kanë hyrë rreth 15 020 persona, nga të cilët 13 760 janë me nënshtetësi jo shqiptare dhe që vijnë në vendin tonë për qëllime turistike.

Në pikën kufitare që lidh Kukësin me Kosovën, përmes rrugës së Kombit ka pasur një rritje të fluksit të hyrjeve.

Zyra e Shtypit e Policisë së Kukësit bëri të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se fluksi gjatë 24 orëve të fundit ka qenë më i lartë.

“Në pikën kufitare të Morinës janë regjistruar në hyrje 15 020 persona, nga të cilët 13 760 janë të huaj, ndërsa 1 260 shtetas ishin shqiptarë. Po ashtu, gjatë këtyre 24 orëve u regjistruan 3 125 shtetas shqiptarë që u larguan nga vendi dhe 10 073 të huaj që vijuan rrugën në drejtim të Kosovës”, bëri të ditur zyra e shtypit e Policisë së Kukësit për ATSH-në.

“Në hyrje janë regjistruar 714 mjete shqiptare dhe 3 472 me mjete me targa të huaja. Ndërsa në dalje janë regjistruar 1 327 mjete me targa shqiptare dhe 4 571 mjete me targa të huaja.

Hyrje-daljet gjatë 24 orëve të fundit në Morinë:

Hyrje e shtetasve shqiptarë 1260
Dalje e shtetasve shqiptarë 3125
Hyrje e shtetasve të huaj 13760
Dalje e shtetasve të huaj 10073
Hyrje e mjeteve shqiptare 714
Dalje e mjeteve shqiptare 1327
Hyrje e mjeteve të huaj 3472
Dalje e mjeteve të huaj 4581 /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat