Skema e siguracioneve falso, procedohen 12 shtetas në Durrës

Shqipëria

Skema e siguracioneve falso, procedohen 12 shtetas në Durrës

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 11:12
Durrës

Policia kufitare e Durrësit ka proceduar 12 shtetas që janë kapur me siguracione makine të falsifikuara.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, u referuan materialet për 12 shtetas që kanë përdorur dokumenta makine të falsifikuara.

Të 12 të proceduarit dyshohet se kanë shkelur Neni 184 të Kodit Penal- Falsifikimi i letrave me vlerë; “Falsifikimi ose vënia në qarkullim i çeqeve, kambialeve, kartë krediteve, çek udhëtarëve ose letrave të tjera me vlerë të falsifikuara, dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Por kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat