Indeksi i çmimit të banesave regjistroi rënie prej 2.5 përqind këtë tremujor.
Sipas BSH-së, në terma realë, i deflatuar me indeksin e çmimit të konsumit, indeksi i çmimit të banesave regjistroi rënie. Ndërsa në terma nominalë, nuk pësoi ndryshime të rëndësishme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018.
Po ashtu edhe indeksi i qirasë së banesave regjistroi rënie reale prej 7.6 përqind në tremujorin e dytë.
Raporti i indeksit të çmimit ndaj qirasë së banesave është i qëndrueshëm rreth mesatares historike të dhjetë viteve të fundit.