Akuza e rëndë: Rama i vrau për së dyti 8 viktimat e masakrës në Vlorë

Shqipëria

Akuza e rëndë: Rama i vrau për së dyti 8 viktimat e masakrës në Vlorë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 17:37
Edi Rama dhe Ridvan Zykaj

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda në adresë të kreut të qeverisë Edi Rama, i cili nuk ka bërë deri më tani asnjë lloj reagimi në lidhje me masakrën e Vlorës, atje ku 8 persona humbën jetën nga dora e 24 vjeçarit Ridvan Zykaj.

Berisha shkruan në rrjetin social se e gjithë media botërore ka shkruar për këtë masakër, ndërsa i vetmi që nuk reagon për këtë ngjarje të rëndë është kreu i qeverisë shqiptare.

Për më tepër lexoni statusin e shkurtër të Berishës:

Nje masaker qe tronditi Shqiperine dhe beri lajme boteror por nuk te preku ty o skizofren! Njemije here turp o faqezi antishqiptar dhe antinjeri!

Miq, masakra ne Resulaj te Selenices, ne te cilen nje xhelat i vertet mori jeten e tete femijeve, burrave, grave te pafajshem dhe plagosi disa te tjere, ka shkaktuar dhimbje, tronditje dhe zi ne zemren dhe votren e çdo shqiptari.

Kjo masaker makabre ka perbere nje lajme boteror ne te gjitha mediat e medha te botes. Por kjo masaker nuk ka perbere lajm, nuk eshte denuar dhe nuk eshte thene nje fjale ngushelluese familjareve nga monstra ne krye te qeverise dhe funderrinat e tjera te kabinetit te skizofrenit, i cili me heshtjen e tij paranojake i vrau per se dyti viktimat e Selenices!

Me kete rast dua ti them monstres ne krye te qeverise, njeqind e njemije here turp o faqezi, antishqiptar dhe antinjeri, ty dhe funderrinave qe te rrethojne! Sb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat