Bujqësia në tre vitet e ardhshëm, buxheti do të ulet në 9.6 mld lekë

Shqipëria

Bujqësia në tre vitet e ardhshëm, buxheti do të ulet në 9.6 mld lekë

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Në tre vitet në vijim do të kemi një ulje të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

Sipas parashikimeve për vitet 2019-2021 buxheti për këtë ministri do të jetë në 9.6 miliardë lekë nga 10.9 miliardë që është aktualisht.

Por pavarësisht që do të kemi një ulje të buxhetit ministria do të ketë një sërë synimesh. Prioritetet e sektorit për periudhën 2019–2021, lidhen fillimisht me garantimin e sigurisë ushqimore përmes adaptimit të standardeve përkatëse të BE-së.
Për sigurinë ushqimore do të shpenzohen rreth 2 miliardë lekë çdo vit për të garantuar cilësinë dhe sigurinë për konsumatorët.

Ndërkohë që synohet që me programin “Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrial dhe marketingun”, të ketë rritje të konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe zhvillimit të zonave rurale përmes nxitjes së shumëllojshmërisë së veprimtarive ekonomike në këtë zona.

Personat që do të përfitojnë nga mbështetja e shtetit për investime fizike në ferma do të jetë 140 të tillë mesatarisht në një vit. Përfituesit  nga skema e investimeve në agropërpunim do të jetë 60 përfitues mesatarisht në vit dhe numri i përfituesve nga skema e diversifikimit në fermë do të jetë 50 përfitues mesatarisht në vit.
Risi në këtë sektor është rritja e numrit të fermerëve që mbështeten financiarisht dhe shtimit të masave të kontrollit për rritjen e sigurisë ushqimore. Mesatarisht do të jenë 89 mijë inspektime që do të kryhen në teren.

Do të ketë shtim të numrit të gjobave të vendosura nga inspektimet në terren, do të rritet numri i bizneseve të mbyllura për mosplotësimin e kushteve të sigurisë ushqimore. Si dhe do të ketë rritje të penalizimeve me heqje të produkteve ushqimor nga tregu kur nuk janë brenda standardeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat