Vasili: Plani Ahtisaari e ka zgjidhur çështjen e territoreve, çdo rihapje debati sjell re të errëta

Shqipëria

Vasili: Plani Ahtisaari e ka zgjidhur çështjen e territoreve, çdo rihapje debati sjell re të errëta

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 14:45
Kreu I deputëteve të LSI-së Petrit Vasili

Kreu I deputëteve të LSI-së Petrit Vasili I është rikthyer debatit të shpërthyer për ndarjen e Kosovës, pas deklarimeve të fundit të Presidentit të Kosovës Thaçi dhe atij serb Vuçiç.

Vasili shkruan se Plani Ahtisari dhe deklarata e pavarësisë së Kosovës e kanë zgjidhur diskutimin e kufinjve të Kosovës.

Ai e cilësoi rihapjen e diskutimeve si “riciklim të së shkuarës së errët dhe të zymtë”

Ja deklarimi I plotë i Petrit Vasilit

Deklarata e Pavaresise dhe Plani Ahtisaari asgjesojne riciklimin e te shkuares ne Kosove.

Riciklimi i te shkuares se eger dhe te zymte eshte reja e erret, qe ka filluar te cfaqet mbi Kosove.
Diskutimin e teritoreve e ka zgjidhur Deklarata e Pavaresise dhe Plani i Ahtisaarit.
Cdo rihapje e debatit riciklon te shkuaren e erret te cilen Kosova se bashku me SHBA dhe te tjere e zgjidhen me lufte.
Megjithate per kedo,qe i eshte erresuar memorja po i risjell edhe nje here pjese nga tre dokumente qe jane themeli i Kosoves se pavarur dhe saktesisht 1.percaktimin e kufijve ne Aneksin VIII te planit te Ahtisaarit, 2.percaktimin ne Deklaraten e Pavaresise dhe 3.Vendimin e Gjykates Ndrekombetare te Drejtesise

1.Aneksi VIII i Planit Ahtisaari:
"3.2. Territori i Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste 
Autonome e Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu 
siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës 
kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të 
Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001."

2.Ja ç'thote Deklarata e Pavaresise:
"1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës."

3.Vulen perfundimtare i gjithe ky proces qe Kosova e kishte pritur me per dhjetra e mori në 22 korrik 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli 
Vendimin e saj për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me të cilën "Vlerësonte se Deklarata nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, dhe se autorët ishin duke vepruar në cilësinë e tyre si përfaqësues të popullit të Kosovës."

Keto tre dokumente jane kolonat qe percaktojne Kosoven e pavarur dhe me integritet teritorial absolutisht te padiskutueshem te njohur nga 119 vende te botes eshte sot shtet qe ulet si i barabarte ne cdo tavoline.
Keto tre dokumente i lejojne Kosoves qe te ece ne rrugetimin jetik europian.
S'ka fuqi dhe tavoline qe i zhben dot keto tre dokumente.
Dialogu me Serbine ka nje premise te pakapercyeshme per te vazhduar me tej njohjen e Kosoves.
Sa kohe qe kjo nuk ka ndodhur kjo, debatet per "korigjime" e "redaktime" kufijsh jane debate verore,qe zgjasin sa vapa e gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat