Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina, Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar V. F., 29 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.
Sipas burimeve të Interpol Tirana, mësohet se V. F., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana më datë 17. 11. 2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin penal nr. 63, datë 10. 05. 2016, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të “Trafikim i personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur
Shtetasi V. F, më datë 07. 06. 2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J. H., banuese në lagjen “Partizani” Elbasan.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.