Gjirokastër, Drejtoria Rajonale e Punësimit shpall 710 vende të lira pune - Bota Sot
Gjirokastër, Drejtoria Rajonale e Punësimit shpall 710 vende të lira pune

Shqipëria

E premte, 21 shtator 2018

Gjirokastër, Drejtoria Rajonale e Punësimit shpall 710 vende të lira pune

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 19:27
Zyra e Punësimit

Drejtoria Rajonale e Punësimit në Gjirokastër në vetëm 6 muaj ka ndërmjetësuar 583 punëkërkues në sipërmarrjen private ndërsa në sistem janë 710 vende të lira pune.

Nga të dhënat e bëra publike, për periudhën janar – korrik 2018 rezulton se janë ndërmjetësuar 583 punëkërkues në sipërmarjen private, 70 nga ish-Ndihma Ekonomike, 23 nga Ndihma Ekonomike, 17 nga grupet e veçanta (romë/egjiptianë), 2 persona me aftësi të kufizuar (PAK).

Po kështu, sipas të dhënave të kësaj Drejtorie, 26 persona janë punësuar pas përfundimit të formimit profesional ndërsa rezultojnë 366 punëkërkues të regjistruar në kurset e Formimit Profesional. Në sistem janë 710 vende të lira të shpallura, ndërsa janë kryer

1047 takime me punëdhënësit. /ATSH

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test