Dëmet nga tërmeti në Mat, çadra ushtrie për banorët e prekur - Bota Sot
Dëmet nga tërmeti në Mat, çadra ushtrie për banorët e prekur

Shqipëria

E hënë, 24 shtator 2018

Dëmet nga tërmeti në Mat, çadra ushtrie për banorët e prekur

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 22:38
Dëmet nga tërmeti në Mat

Të paktën 8 familja në rrethin e Matit janë prekur nga tërmeti, ndërsa tashmë u duhet të jetojnë në çadër, pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pa banueshme.

Familjarët që kanë kaluar natën në çadër, kërkojnë ndihmën e shtetit, pasi nuk mund të qëndrojnë gjatë aty. Ata shprehen se është shumë e vështirë me fëmijë të vegjël të jetosh nën çadër, ndërsa vetë janë të pafuqishëm ekonomikisht për të rindërtuar banesat, të cilat aktualisht nuk kanë asnjë siguri për qëndrimin e tyre brenda.

Për të parë nga afër situatën pranë disa familjeve në fshatin Dukagjin dhe Derjan të Matit, ishte edhe deputeti i qarkut Dibër, Ilir Beqaj. Gjatë takimit me banorët, Beqaj shprehu gatishmërinë dhe vendosmërinë e shtetit për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara sa më parë.

Beqaj tha se sapo të mbarojnë procedurat e vlerësimit të dëmeve, do të angazhohet për të lëvruar anën ekonomike që të mundësohet ndërhyrja pa nisur shirat në stinën e vjeshtës.

Sakaq, janë tetë grupe në terren që po verifikojnë dhe vlerësojnë të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 11 gushtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test