E rreh ish-gruaja, 38-vjeçari siguron urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes

Shqipëria

E rreh ish-gruaja, 38-vjeçari siguron urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar është viktimë e dhunës psikologjike e fizike nga ish-bashkëshortja e tij. Për “të shpëtuar” nga jo, ai i është drejtuar për ndihmë Policisë, e cila menjëherë i ka siguruar një urdhër mbrojtje, ndërsa për ish-gruan e tij, ka referuar materialet në Prokurori.

“Më datë 13. 08. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin G. S., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi ish-bashkëshortja M. Xh., vjeçe 37, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare””, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat