968 mijë shtetas kanë hyrë në vendin tonë në 13 ditët e para të Gushtit

Shqipëria

968 mijë shtetas kanë hyrë në vendin tonë në 13 ditët e para të Gushtit

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 11:06
Ilustrim

968 mijë shtetas kanë hyrë në vendin tonë nga data 1 Gusht deri më sot.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka mësuar nga zyra e shtypit e Drejtorisë së Policisë së Shtetit se fluksi i hyrjeve në kufirin shqiptarë është vijon të jetë i lartë.

Kështu nga 1-gushti deri më 13 Gusht,  janë regjistruar në hyrje të kufirit shqiptar, si tokësorë, ashtu detar dhe ajror, 968 mijë shtetas të cilët kanë shkelur tokën shqiptare.

Qëllimi udhëtimit është kryesisht turistik, por sipas regjistrimit të bërë në kufi, kemi dhe raste udhëtimi për biznes, si dhe rikthimi emigrantëve për të takuar familjarët e tyre.

Zyra e Shtypit e Policisë së Shtetit bëri të ditur për ATSH-në se nga 968 mijë shtetasit e mbërritur në vendin tonë, 640 mijë ishin të huaj teksa pjesa tjetër shqiptar/ ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat