Edhe vapa shtoi krimet/ Ekspertët e sigurisë: Kthimi i emigrantëve, policia pa strategji

Shqipëria

Edhe vapa shtoi krimet/ Ekspertët e sigurisë: Kthimi i emigrantëve, policia pa strategji

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 15:29
Skenë krimi

Por përse në sezone të caktuara sikurse gjatë verës, kurba e kriminalitetit rritet? Duke lënë mënjanë politikën, profesoresha Vasilika Hysi i referohet studimeve ndërkombëtare por edhe librit “Kriminologji” që studiohet nga juristët. Mes faktorëve nxitës llogariten edhe temperaturat e larta.

“Pranohen ndikimi i temperaturave të larta jo për të gjitha llojet e veprave penale, poër për një pjesë të veprave penale që lidhen me pasurinë, dhe me krimet e dhunshme, siç mund të jenë zënkat, rrahjet,plagosjet dhe vrasjet. Kjo lidhet më shumë me ndikimin që ka temperaturat e larta në nddryshimin e aktivitetit rutinë që bëjmë ne si njerëz, duke kaluar më shumë kohë jashtë mjediseve të familjes, në grupe, duke konsumuar më shumë pije alkoolike, duke frekuentuar mjedise ku ka më shumë të rinj, mund të ketë më shumë konsumim dhe të lëndëve narkotike ose pijeve alkoolike. Rëndësi ka familja, shkolla, mejdisi shoqëror, po mbi të gjitha bashkëpunimi i këtij trinomi. Edhe ky duhet të funksionojë pa harruar dhe rolin që luan media, sidomos media që transmetojnë lajmet, ripërsëritja e kronikës së zezë në media ka një impakt negativ në rritjen e kriminalitetit”, thotë ajo.

Duke mos i përjashtuar temperaturat si faktor, ish zyrtari i policise Aleks Hajdari sjell detaje me policeske.

“Problemi kryesor për policinë kanë qenë konfliktet e importuara nga emigrantët nga jashtë, në përgjithësi këto janë vepra penale që është shumë e vështirë dhe për shkak të mungesës së informacionit që ka policia, bashkëpunimit jo real dhe joefektiv me partnerë në vendet ku jetojnë këta persona me precedent kriminal në mënyrë që në momentin që hyjnë në territorin shqiptar të kenë informacionin e nevojshëm se çfarë tendencash kanë dhe me çfarë aktiviteti merren”, thotë ai.

Të dy ekspertët bien dakord në një pikë. “Studimet sistematike për të parë nidkimin, po më pas dhe për të marrë masa për parandalimin”, thotë Hysi.

“Policia duhet të evidentojë më saktë problematikat që ka, përpara se të fillojë sezoni duhet të planifikojë zonat ku popullsia është më e përqëndruar ku mund të themi trefishohet ose katërfishohet numri i banorëve”, thotë Hajdari.

Pothuajse çdo ditë mediat raportojnë ngjarje të kronikës së zezë, siç ishte edhe vendosja e lëndës plasëse në një parukeri në Vlorë për të cilën hetuesit nuk po gjejnë motive se përse është vendosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat