Tragjedia në Xhenova, ambasada shqiptare në Itali: Ngushëllimet të afërmve të viktimave

Shqipëria

Tragjedia në Xhenova, ambasada shqiptare në Itali: Ngushëllimet të afërmve të viktimave

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 17:28
Ura e shembur në Xhenova

Ambasada shqiptare përmes një deklarate për shtyp ka shprehur ngushëllimet të afërmve të dy qytetarëve shqiptarë që kanë humbur jetën në këtë ngjarje të trishtueshme dhe të gjithë popullit shqiptar.

“Ambasada italiane falenderon autoritetet dhe qytetarët shqiptarë për mesazhet e panumërta të solidaritetit dhe ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur në Genova, që dëshmojnë dashamirësi në dhe afrimitetin mes dy popujve tanë. Teksa i bashkohemi dhimbjes së familjeve të viktimave, u shprehim ngushëllimet të afërmve të dy qytetarëve shqiptarë që kanë humbur jetën në këtë ngjarje të trishtueshme dhe të gjithë popullit shqiptar”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat