Drejtoresha e çerdhes: Nuk ka shpërthim të bombolës, ngjarja jashtë godinës

Shqipëria

Drejtoresha e çerdhes: Nuk ka shpërthim të bombolës, ngjarja jashtë godinës

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 11:46
Drejtoresha e çerdhes

Drejtoresha e çerdhes, pranë së cilës ra zjarr thotë se nuk ka shpërthim të bombolës së gazit. Sipas saj janë përfundimet e hetimit ato që do të përcaktojnë shkaqet e zjarrit.

Drejtoresha e çerdhes: Ka një disinformim për një ngjarje që ka ndodhur ngjitur me godinën e çerdhes, dhe jo në godinën e çerdhes. Aktiviteti vazhdon normal dhe konform paramterave. Sa i takon ngjarjes është një ngjarje në hetim, ka aludime të ndryshme, presim që të shprehen ekspertët, por nuk ndikon në shërbimin që ne ofrojmë. Sa i përket sigurisë së elemtëve të shërbimit dhe në rastin konkret bombolave të gazit, ato janë çertifikatë sigurie, janë të kolauduara dhe nuk ka pasur shpërthim bombole dhe as flakë në godinë. Megjitatë presim përfundimin e hetimit. Çerdhja është hapur normalisht në orën 06:30, stafi ka ardhur në orën 06:30, ne kemi qenë herët në ngjarje, ka ardhur policia. Zona nuk  ka perimetër sigurie, që do të thotë ngjarja nuk ka ato përmasa që flitet. Është një ngjarje që aludohet nga keqbërës në komunitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat